Medicine Hospital KOSOVA
Ne tekstin e meposhtem gjeni te pershkruar strukturen e spitalit IMH. Spitali eshte i regjistruar si biznes ne Ministrine e Tregtise dhe Industrise, eshte licencuar nga Ministria e Shendetesise dhe ka marre lejen e punes nga Komuna e Prishtines. Te tri dokumentet i gjeni te bashkengjitura.
Ne jemi nje spital me 40 shtreter, nga te cilet 14 dhoma me nga nje shtrat 8 dhoma me nga 2 shtreter dhe 10 shtreter te kujdesit intensiv ne dy dhoma. Gjithashtu kemi nje dhome me kater shtreter per monitorim te pacienteve ne kardiologji intervente. Spitali ka edhe dhomen e izolimit ne rast te pacienteve me infeksion. Per trajtim te pacienteve kemi dy hapsira te kujdesit intensiv dhe dy reparte. Disponojme me hapsira dhe njesi per sherbim te pacieteve ambulantor dhe per sherbim Emergjent. Per sherbim emergjent disponojme autoambulancen e re dhe me pajise standarde. Kemi dy salla te operacionit me pajisjet me moderne per operacionet kardiokirurgjike dhe nje kabinet sipas standardeve me te mira te kardiologjise intervente.
Jane rreth 4000 metra katror hapesire te shfrytezueshme ne IMH me nje mbeshtetje logjistike shume mire te organizuar. Spitali ka rezervuaret me 30.000 litra uje te cilet pastrohen me nje teknologji te sofistikuar para se te hyj ne sistemin e spitalit. Gjithashtu kemi ne dispozicion gazin qendror, sistemin qendror te ventilimit me rregullator qendror te temperatures dhe ventilimin me filtra bakteriologjik per sallat e operacionit. Sistmi i rrymes gjithashtu eshte me standarde te larta dhe i certifikuar nga Fakulteti Teknik i UP. Sigurimi alternativ i rrymes eshte ne dispozicion dhe baterite per aparaturat kryesore deri ne aktivizim automatik te tij. Spitali ka dy ashensor te ndare per paciente dhe familjare. Ne spital egziston edhe kuzhina qe me nje meny te vecante i pergjigjet nevojavespecifike te pacienteve.
Sherbimet tona ofrohen per lemin e kardiologjise, kardiokirurgjise, kirurgjise vaskulare dhe dignostikes. Te gjitha sherbimet ofrohen 24 ore dhe me mundesi te marrjes se pacientit ne vendin e ndodhur. Procedurat me te rendesishme dhe cmimoren aktuale po ju bashkngjesim. Per ofrimin e ketyre sherbimeve ne kemi aparaturen me te re dhe me standarde nderkombetare. Stafi yne eshte competent dhe me pervoje ne ofrimin e ketyre sherbimeve. Lista e mjekeve dhe nje autobiografi te shkurter per nje pjese te tyre e keni te bashkengjitur.
Arnavutça dilindedir.

